التكاثر

Surja Et-Tekathur (التكاثر) me Përkthim Shqip

8 ajete · Mekase · Sure nr. 102

Teksti i Sures Et-Tekathur me Përkthim

1

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ أَلْهَىٰكُمُ ٱلتَّكَاثُرُ

Juve u preokupoi përpjekja për shumimin (e pasurirë, të fëmijve, të pozitës)!

2

حَتَّىٰ زُرْتُمُ ٱلْمَقَابِرَ

Derisa të mos vizitoni varrezat (të bëheni banues të tyre - të vdisni).

3

كَلَّا سَوْفَ تَعْلَمُونَ

Jo, nuk është ashtu! Gjithsesi këtë do ta kuptoni më vonë!

4

ثُمَّ كَلَّا سَوْفَ تَعْلَمُونَ

Përsëri jo, jeni gabim! Më vonë do ta kuptoni!

5

كَلَّا لَوْ تَعْلَمُونَ عِلْمَ ٱلْيَقِينِ

Jo, pse, sikur ta dinit me një dije të sigurt (nuk do të bënit ashtu).

6

لَتَرَوُنَّ ٱلْجَحِيمَ

Ju pa tjetër do ta shihni Xhehennemin.

7

ثُمَّ لَتَرَوُنَّهَا عَيْنَ ٱلْيَقِينِ

Madje atë do ta shihni të bindur plotësisht.

8

ثُمَّ لَتُسْـَٔلُنَّ يَوْمَئِذٍ عَنِ ٱلنَّعِيمِ

Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjas).

Rreth Sures Et-Tekathur

Emri dhe kuptimi

Surja Et-Tekathur (التكاثر) në gjuhën shqipe do të thotë „Gara për shumim". Ky emër është marrë nga përmbajtja ose nga një fjalë kyçe e vetë sures.

Vendi dhe koha e zbritjes

Surja është mekase, pra u shpall në Mekë, në periudhën para hixhretit.

Numri i ajeteve dhe renditja

Përmban 8 ajete dhe renditet e 102-ta në mus'haf.

Temat kryesore

Sureja kritikon garën për të pasur më shumë, e cila e mban njeriun të zënë deri në varr. Ajo paralajmëron dy herë me fjalë të përsëritura se e vërteta do të njihet së shpejti. Në fund shpallet se çdo begati do të pyetet në Ditën e Gjykimit.

Sure të Ngjashme

Vazhdo në Kurani Shqip