الهمزة

Surja El-Humeze (الهمزة) me Përkthim Shqip

9 ajete · Mekase · Sure nr. 104

Teksti i Sures El-Humeze me Përkthim

1

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَيْلٌۭ لِّكُلِّ هُمَزَةٍۢ لُّمَزَةٍ

Mjerë për secilin që e ofendon e përqesh (njerëzit),

2

ٱلَّذِى جَمَعَ مَالًۭا وَعَدَّدَهُۥ

Që ka tubuar pasuri dhe që atë e ruan të mos i pakësohet.

3

يَحْسَبُ أَنَّ مَالَهُۥٓ أَخْلَدَهُۥ

E mendon se pasuria e tij do të bëjë të përjetshëm.

4

كَلَّا ۖ لَيُنۢبَذَنَّ فِى ٱلْحُطَمَةِ

Jo, të mos medojë ashtu! Se ai pa tjetër do të hidhet në Hutame.

5

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْحُطَمَةُ

E çka dini ti se ç’është Hutame?

6

نَارُ ٱللَّهِ ٱلْمُوقَدَةُ

Është zjarri i All-llahut i ndezur fort.

7

ٱلَّتِى تَطَّلِعُ عَلَى ٱلْأَفْـِٔدَةِ

Që depërton deri në loçkë të zemrës.

8

إِنَّهَا عَلَيْهِم مُّؤْصَدَةٌۭ

Ai i mbyll ata, ua zë frymën.

9

فِى عَمَدٍۢ مُّمَدَّدَةٍۭ

Ata janë të lidhur në pranga

Rreth Sures El-Humeze

Emri dhe kuptimi

Surja El-Humeze (الهمزة) në gjuhën shqipe do të thotë „Përgojuesi". Ky emër është marrë nga përmbajtja ose nga një fjalë kyçe e vetë sures.

Vendi dhe koha e zbritjes

Surja është mekase, pra u shpall në Mekë, në periudhën para hixhretit.

Numri i ajeteve dhe renditja

Përmban 9 ajete dhe renditet e 104-ta në mus'haf.

Temat kryesore

Sureja dënon atë që përgojon, tallet me të tjerët dhe numëron pasurinë duke menduar se ajo e bën të përjetshëm. Ajo tregon se pasuria nuk mbron nga pasojat e sjelljes shkatërruese. Gjuha e figurshme e zjarrit që arrin zemrat lidh dëmin moral me dënimin.

Sure të Ngjashme

Vazhdo në Kurani Shqip