العاديات

Surja El-Adijat (العاديات) me Përkthim Shqip

11 ajete · Mekase · Sure nr. 100

Teksti i Sures El-Adijat me Përkthim

1

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلْعَٰدِيَٰتِ ضَبْحًۭا

Pasha vrapuesit e shpejtë (kuajt) që hingëllojnë!

2

فَٱلْمُورِيَٰتِ قَدْحًۭا

E që me thundrat e tyre nxjerrin xixëllima zjarri nga gurët,

3

فَٱلْمُغِيرَٰتِ صُبْحًۭا

Dhe të cilët vërsulen herët në agim.

4

فَأَثَرْنَ بِهِۦ نَقْعًۭا

E me të (vërsulje) atëherë çojnë pluhur.

5

فَوَسَطْنَ بِهِۦ جَمْعًا

Dhe ashtu hidhen në mesin e grumbullit (të armikut).

6

إِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ لِرَبِّهِۦ لَكَنُودٌۭ

Vërtet, njeriu është përbuzës ndaj Zotit të vet.

7

وَإِنَّهُۥ عَلَىٰ ذَٰلِكَ لَشَهِيدٌۭ

Edhe vetë është dëshmues i asaj (përbuzje).

8

وَإِنَّهُۥ لِحُبِّ ٱلْخَيْرِ لَشَدِيدٌ

Dhe ai është që shumë e do pasurinë.

9

۞ أَفَلَا يَعْلَمُ إِذَا بُعْثِرَ مَا فِى ٱلْقُبُورِ

A nuk e di ai se kur të nxirret çka ëstë në varreza?

10

وَحُصِّلَ مَا فِى ٱلصُّدُورِ

Dhe të tubohet (të dalë në shesh) ajo që ishte në gjoksa.

11

إِنَّ رَبَّهُم بِهِمْ يَوْمَئِذٍۢ لَّخَبِيرٌۢ

E atë ditë, pa dyshim Zoti i tyre është i njohur për punën e tyre.

Rreth Sures El-Adijat

Emri dhe kuptimi

Surja El-Adijat (العاديات) në gjuhën shqipe do të thotë „Kuajt vrapues". Ky emër është marrë nga përmbajtja ose nga një fjalë kyçe e vetë sures.

Vendi dhe koha e zbritjes

Surja është mekase, pra u shpall në Mekë, në periudhën para hixhretit.

Numri i ajeteve dhe renditja

Përmban 11 ajete dhe renditet e 100-ta në mus'haf.

Temat kryesore

Sureja betohet në kuajt që vrapojnë e nxjerrin shkëndija për të përshkruar mosmirënjohjen e njeriut ndaj Zotit të vet. Ajo lidh dashurinë e tepruar për pasurinë me harresën e llogarisë. Në fund kujtohet dita kur nxirret çka është në varre dhe zbulohet çka fshihet në gjokse.

Sure të Ngjashme

Vazhdo në Kurani Shqip