القارعة
Surja El-Karia (القارعة) me Përkthim Shqip
11 ajete · Mekase · Sure nr. 101
Teksti i Sures El-Karia me Përkthim
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱلْقَارِعَةُ
Krisma e kijametit.
مَا ٱلْقَارِعَةُ
Ç'ka është krisma?
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْقَارِعَةُ
Dhe ç’të mësoi ty se ç’është krisma?
يَوْمَ يَكُونُ ٱلنَّاسُ كَٱلْفَرَاشِ ٱلْمَبْثُوثِ
Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.
وَتَكُونُ ٱلْجِبَالُ كَٱلْعِهْنِ ٱلْمَنفُوشِ
Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur.
فَأَمَّا مَن ثَقُلَتْ مَوَٰزِينُهُۥ
E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij,
فَهُوَ فِى عِيشَةٍۢ رَّاضِيَةٍۢ
Ai është në një jetë të këndshme.
وَأَمَّا مَنْ خَفَّتْ مَوَٰزِينُهُۥ
Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij,
فَأُمُّهُۥ هَاوِيَةٌۭ
Vendi i tij do të jetë në Havije.
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا هِيَهْ
E ç’është ajo që të njoftoi ç’është ai (Havije)?
نَارٌ حَامِيَةٌۢ
Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë.
Rreth Sures El-Karia
Emri dhe kuptimi
Surja El-Karia (القارعة) në gjuhën shqipe do të thotë „Goditja e madhe". Ky emër është marrë nga përmbajtja ose nga një fjalë kyçe e vetë sures.
Vendi dhe koha e zbritjes
Surja është mekase, pra u shpall në Mekë, në periudhën para hixhretit.
Numri i ajeteve dhe renditja
Përmban 11 ajete dhe renditet e 101-ta në mus'haf.
Temat kryesore
El-Karia përshkruan Ditën kur njerëzit shpërndahen si fluturat dhe malet bëhen si lesh i shprishur. Ajo paraqet peshoren e veprave si kriterin ndarës. Gjuha e shkurtër dhe figurat e forta e bëjnë një nga suret më ndikuese për përkujtimin e Ahiretit.