الزلزلة

Surja Ez-Zelzele (الزلزلة) me Përkthim Shqip

8 ajete · Medinase · Sure nr. 99

Teksti i Sures Ez-Zelzele me Përkthim

1

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ إِذَا زُلْزِلَتِ ٱلْأَرْضُ زِلْزَالَهَا

Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,

2

وَأَخْرَجَتِ ٱلْأَرْضُ أَثْقَالَهَا

Dhe të nxjerrë toka atë që ka në mbrendinë e saj (barrën nga brenda),

3

وَقَالَ ٱلْإِنسَٰنُ مَا لَهَا

Dhe njeriu të thotë: “ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?”

4

يَوْمَئِذٍۢ تُحَدِّثُ أَخْبَارَهَا

Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta,

5

بِأَنَّ رَبَّكَ أَوْحَىٰ لَهَا

Ngase Zoti yt e ka urdhëruar atë.

6

يَوْمَئِذٍۢ يَصْدُرُ ٱلنَّاسُ أَشْتَاتًۭا لِّيُرَوْا۟ أَعْمَٰلَهُمْ

Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.

7

فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًۭا يَرَهُۥ

E kushe punoi ndonjë të mirë, që pëshon sa grimca, atë do ta gjejë.

8

وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍۢ شَرًّۭا يَرَهُۥ

Dhe kush punoi ndonjë të keqe sa grimca, atë do ta gjejë.

Rreth Sures Ez-Zelzele

Emri dhe kuptimi

Surja Ez-Zelzele (الزلزلة) në gjuhën shqipe do të thotë „Tërmeti". Ky emër është marrë nga përmbajtja ose nga një fjalë kyçe e vetë sures.

Vendi dhe koha e zbritjes

Surja është medinase, pra u shpall në Medinë, në periudhën pas hixhretit.

Numri i ajeteve dhe renditja

Përmban 8 ajete dhe renditet e 99-ta në mus'haf.

Temat kryesore

Sureja përshkruan tundjen e fundit të tokës, nxjerrjen e barrëve të saj dhe dëshminë që ajo do të japë. Njerëzit dalin të ndarë për t'u treguar veprat e tyre. Përfundimi është një nga parimet më të njohura: kush bën një grimë të mirë ose të keqe, do ta shohë atë.

Sure të Ngjashme

Vazhdo në Kurani Shqip