الشمس

Surja Esh-Shems (الشمس) me Përkthim Shqip

15 ajete · Mekase · Sure nr. 91

Teksti i Sures Esh-Shems me Përkthim

1

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلشَّمْسِ وَضُحَىٰهَا

Pasha diellin dhe dritën e tij!

2

وَٱلْقَمَرِ إِذَا تَلَىٰهَا

Pasha hënën kur vjen pas tij!

3

وَٱلنَّهَارِ إِذَا جَلَّىٰهَا

Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!

4

وَٱلَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰهَا

Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!

5

وَٱلسَّمَآءِ وَمَا بَنَىٰهَا

Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!

6

وَٱلْأَرْضِ وَمَا طَحَىٰهَا

Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!

7

وَنَفْسٍۢ وَمَا سَوَّىٰهَا

Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!

8

فَأَلْهَمَهَا فُجُورَهَا وَتَقْوَىٰهَا

Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.

9

قَدْ أَفْلَحَ مَن زَكَّىٰهَا

Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.

10

وَقَدْ خَابَ مَن دَسَّىٰهَا

E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.

11

كَذَّبَتْ ثَمُودُ بِطَغْوَىٰهَآ

Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.

12

إِذِ ٱنۢبَعَثَ أَشْقَىٰهَا

Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.

13

فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ ٱللَّهِ نَاقَةَ ٱللَّهِ وَسُقْيَٰهَا

e Pejgamberi atyre u pat thënë: “Kinie kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë.

14

فَكَذَّبُوهُ فَعَقَرُوهَا فَدَمْدَمَ عَلَيْهِمْ رَبُّهُم بِذَنۢبِهِمْ فَسَوَّىٰهَا

Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,

15

وَلَا يَخَافُ عُقْبَٰهَا

Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).

Rreth Sures Esh-Shems

Emri dhe kuptimi

Surja Esh-Shems (الشمس) në gjuhën shqipe do të thotë „Dielli". Ky emër është marrë nga përmbajtja ose nga një fjalë kyçe e vetë sures.

Vendi dhe koha e zbritjes

Surja është mekase, pra u shpall në Mekë, në periudhën para hixhretit.

Numri i ajeteve dhe renditja

Përmban 15 ajete dhe renditet e 91-ta në mus'haf.

Temat kryesore

Esh-Shems radhit shtatë betime nga dielli, hëna, dita, nata, qielli, toka dhe shpirti njerëzor. Ajo shpall se shpëton ai që e pastron shpirtin dhe dështon ai që e mbulon me mëkate. Historia e popullit të Themudit dhe therja e devesë ilustron pasojat e arrogancës kolektive.

Sure të Ngjashme

Vazhdo në Kurani Shqip