الضحى
Surja Ed-Duha (الضحى) me Përkthim Shqip
11 ajete · Mekase · Sure nr. 93
Teksti i Sures Ed-Duha me Përkthim
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلضُّحَىٰ
Pasha paraditën!
وَٱلَّيْلِ إِذَا سَجَىٰ
Pasha natën kur shtrinë errësirën!
مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ
Zoti yt nuk të ka lënë, as nuk të ka përbuzur.
وَلَلْءَاخِرَةُ خَيْرٌۭ لَّكَ مِنَ ٱلْأُولَىٰ
Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para.
وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَىٰٓ
E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh.
أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًۭا فَـَٔاوَىٰ
A nuk të gjeti ty jetim, e Ai të bëri vend (të dha përkrahje).
وَوَجَدَكَ ضَآلًّۭا فَهَدَىٰ
Dhe të gjeti të paudhëzuar e Ai të udhëzojë.
وَوَجَدَكَ عَآئِلًۭا فَأَغْنَىٰ
dhe të gjeti të varfër, e Ai të begatoi.
فَأَمَّا ٱلْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ
Pra, mos e përul jetimin!
وَأَمَّا ٱلسَّآئِلَ فَلَا تَنْهَرْ
As lypësin mos e përzë!
وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ
E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!
Rreth Sures Ed-Duha
Emri dhe kuptimi
Surja Ed-Duha (الضحى) në gjuhën shqipe do të thotë „Paraditja". Ky emër është marrë nga përmbajtja ose nga një fjalë kyçe e vetë sures.
Vendi dhe koha e zbritjes
Surja është mekase, pra u shpall në Mekë, në periudhën para hixhretit.
Numri i ajeteve dhe renditja
Përmban 11 ajete dhe renditet e 93-ta në mus'haf.
Temat kryesore
Ed-Duha erdhi si ngushëllim pas një periudhe pritjeje, duke pohuar se Zoti nuk e ka braktisur Profetin ﷺ. Ajo kujton mirësitë e kaluara: strehimin e jetimit, udhëzimin dhe pasurimin. Prandaj urdhërohet mos përbuzja e jetimit, mos refuzimi i lypësit dhe përmendja e begatisë me falënderim.