الليل
Surja El-Lejl (الليل) me Përkthim Shqip
21 ajete · Mekase · Sure nr. 92
Teksti i Sures El-Lejl me Përkthim
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ وَٱلَّيْلِ إِذَا يَغْشَىٰ
Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!
وَٱلنَّهَارِ إِذَا تَجَلَّىٰ
Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!
وَمَا خَلَقَ ٱلذَّكَرَ وَٱلْأُنثَىٰٓ
Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!
إِنَّ سَعْيَكُمْ لَشَتَّىٰ
Vërtet, veprimi juaj është i lloj-llojtë.
فَأَمَّا مَنْ أَعْطَىٰ وَٱتَّقَىٰ
E sa i përket atij që jep dhe ruhet,
وَصَدَّقَ بِٱلْحُسْنَىٰ
Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلْيُسْرَىٰ
Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën.
وَأَمَّا مَنۢ بَخِلَ وَٱسْتَغْنَىٰ
E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),
وَكَذَّبَ بِٱلْحُسْنَىٰ
Dhe që mohon atë më të mirën,
فَسَنُيَسِّرُهُۥ لِلْعُسْرَىٰ
Ne do ta përgatisim për më të vështirën.
وَمَا يُغْنِى عَنْهُ مَالُهُۥٓ إِذَا تَرَدَّىٰٓ
E pasuria e tij nuk do t’i bëjë dobi, kur ai të zhduket.
إِنَّ عَلَيْنَا لَلْهُدَىٰ
Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë.
وَإِنَّ لَنَا لَلْءَاخِرَةَ وَٱلْأُولَىٰ
Dhe vetëm e Jona është bota tjetër si dhe kjo.
فَأَنذَرْتُكُمْ نَارًۭا تَلَظَّىٰ
Unë ua kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.
لَا يَصْلَىٰهَآ إِلَّا ٱلْأَشْقَى
Që aty nuk hyn tjëtërkush, pos atij që është më i prishuri.
ٱلَّذِى كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰ
I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.
وَسَيُجَنَّبُهَا ٱلْأَتْقَى
Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.
ٱلَّذِى يُؤْتِى مَالَهُۥ يَتَزَكَّىٰ
Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,
وَمَا لِأَحَدٍ عِندَهُۥ مِن نِّعْمَةٍۢ تُجْزَىٰٓ
E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.
إِلَّا ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ رَبِّهِ ٱلْأَعْلَىٰ
Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit,
وَلَسَوْفَ يَرْضَىٰ
Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi!
Rreth Sures El-Lejl
Emri dhe kuptimi
Surja El-Lejl (الليل) në gjuhën shqipe do të thotë „Nata". Ky emër është marrë nga përmbajtja ose nga një fjalë kyçe e vetë sures.
Vendi dhe koha e zbritjes
Surja është mekase, pra u shpall në Mekë, në periudhën para hixhretit.
Numri i ajeteve dhe renditja
Përmban 21 ajete dhe renditet e 92-ta në mus'haf.
Temat kryesore
Sureja ndan njerëzit sipas dy rrugëve: ai që jep, ka frikë Allahun dhe beson në të mirën, dhe ai që bëhet koprrac e mendon se s'ka nevojë. Secilit i lehtësohet rruga që zgjodhi. Mesazhi qendror është se pasuria nuk e shpëton njeriun kur bie në gropë.