البلد

Surja El-Beled (البلد) me Përkthim Shqip

20 ajete · Mekase · Sure nr. 90

Teksti i Sures El-Beled me Përkthim

1

بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ لَآ أُقْسِمُ بِهَٰذَا ٱلْبَلَدِ

Betohem në këtë qytet!

2

وَأَنتَ حِلٌّۢ بِهَٰذَا ٱلْبَلَدِ

E ti je që gjendesh në këtë qytet!

3

وَوَالِدٍۢ وَمَا وَلَدَ

Betohem në prindin dhe në atë që lind prej tij!

4

لَقَدْ خَلَقْنَا ٱلْإِنسَٰنَ فِى كَبَدٍ

Vërtet, Ne e krijuam njeriun në vështirësi të njëpasnjëshme.

5

أَيَحْسَبُ أَن لَّن يَقْدِرَ عَلَيْهِ أَحَدٌۭ

A mendon ai, se atë nuk mund ta mposhtë askush?

6

يَقُولُ أَهْلَكْتُ مَالًۭا لُّبَدًا

E thotë: “Unë kam shpenzuar shumë pasuri!”

7

أَيَحْسَبُ أَن لَّمْ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ

A mendon ai se atë askush nuk e ka parë?

8

أَلَمْ نَجْعَل لَّهُۥ عَيْنَيْنِ

A nuk i dhamë Ne atij dy sy?

9

وَلِسَانًۭا وَشَفَتَيْنِ

Edhe gjuhë e dy buzë?

10

وَهَدَيْنَٰهُ ٱلنَّجْدَيْنِ

Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët.

11

فَلَا ٱقْتَحَمَ ٱلْعَقَبَةَ

E ai nuk u hodh në përpjetëzen (rrugë e vështirë - qafëmalit).

12

وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا ٱلْعَقَبَةُ

E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe (rruga e vështirë)?

13

فَكُّ رَقَبَةٍ

Është lirimi i një skllavi,

14

أَوْ إِطْعَٰمٌۭ فِى يَوْمٍۢ ذِى مَسْغَبَةٍۢ

Ose dhënia e ushqimit në kohën kur mbretëron uria:

15

يَتِيمًۭا ذَا مَقْرَبَةٍ

Ndonjë jetimi që është i afërt,

16

أَوْ مِسْكِينًۭا ذَا مَتْرَبَةٍۢ

Ose ndonjë të varfëri që e ka molisur varfëria.

17

ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلصَّبْرِ وَتَوَاصَوْا۟ بِٱلْمَرْحَمَةِ

E pastaj të bëhej prej atyre që besuan, që këshilluan njëri-tjetrin për durim dhe që këshillluan për mëshirë (për ndihmë).

18

أُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلْمَيْمَنَةِ

Të tillët janë të zotët e anës së djathtë.

19

وَٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِـَٔايَٰتِنَا هُمْ أَصْحَٰبُ ٱلْمَشْـَٔمَةِ

Ndërsa ata që nuk i besuan argumentet Tona, ata jaanë të të majtës.

20

عَلَيْهِمْ نَارٌۭ مُّؤْصَدَةٌۢ

Kundër tyre është zjarri i mbyllur.

Rreth Sures El-Beled

Emri dhe kuptimi

Surja El-Beled (البلد) në gjuhën shqipe do të thotë „Qyteti". Ky emër është marrë nga përmbajtja ose nga një fjalë kyçe e vetë sures.

Vendi dhe koha e zbritjes

Surja është mekase, pra u shpall në Mekë, në periudhën para hixhretit.

Numri i ajeteve dhe renditja

Përmban 20 ajete dhe renditet e 90-ta në mus'haf.

Temat kryesore

Sureja betohet në qytetin e Mekës dhe përshkruan njeriun si të krijuar në mundim. Ajo kritikon shpenzimin e pasurisë për t'u dukur dhe përshkruan 'ngjitjen e vështirë': lirimin e robit, ushqyerjen e jetimit dhe të varfrit në ditë urie. Vepra e mirë shoqërore paraqitet si provë e besimit të vërtetë.

Sure të Ngjashme

Vazhdo në Kurani Shqip