العلق
Surja El-Alek (العلق) me Përkthim Shqip
19 ajete · Mekase · Sure nr. 96
Teksti i Sures El-Alek me Përkthim
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ ٱقْرَأْ بِٱسْمِ رَبِّكَ ٱلَّذِى خَلَقَ
Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi.
خَلَقَ ٱلْإِنسَٰنَ مِنْ عَلَقٍ
Krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur.
ٱقْرَأْ وَرَبُّكَ ٱلْأَكْرَمُ
Lexo për Zotin tënd Bujar!
ٱلَّذِى عَلَّمَ بِٱلْقَلَمِ
Është Ai që ua mësoi pendën.
عَلَّمَ ٱلْإِنسَٰنَ مَا لَمْ يَعْلَمْ
Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
كَلَّآ إِنَّ ٱلْإِنسَٰنَ لَيَطْغَىٰٓ
Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufintë,
أَن رَّءَاهُ ٱسْتَغْنَىٰٓ
Për shkak se e ndien veten të pavarur.
إِنَّ إِلَىٰ رَبِّكَ ٱلرُّجْعَىٰٓ
Po kthimi është vetëm te Zoti yt.
أَرَءَيْتَ ٱلَّذِى يَنْهَىٰ
A më tregon atë që pengon,
عَبْدًا إِذَا صَلَّىٰٓ
një rob kur ai falet?
أَرَءَيْتَ إِن كَانَ عَلَى ٱلْهُدَىٰٓ
ç’mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?
أَوْ أَمَرَ بِٱلتَّقْوَىٰٓ
Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.
أَرَءَيْتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّىٰٓ
A më trego nëse ai përgënjeshtron dhe zmbrapset (nga besimi)?
أَلَمْ يَعْلَم بِأَنَّ ٱللَّهَ يَرَىٰ
A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
كَلَّا لَئِن لَّمْ يَنتَهِ لَنَسْفَعًۢا بِٱلنَّاصِيَةِ
Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
نَاصِيَةٍۢ كَٰذِبَةٍ خَاطِئَةٍۢ
Floku rrenacak, mëkatar.
فَلْيَدْعُ نَادِيَهُۥ
E ai le t’i thërret ata të vetët.
سَنَدْعُ ٱلزَّبَانِيَةَ
Ne do t’i thërrasim zebanitë.
كَلَّا لَا تُطِعْهُ وَٱسْجُدْ وَٱقْتَرِب ۩
Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.
Rreth Sures El-Alek
Emri dhe kuptimi
Surja El-Alek (العلق) në gjuhën shqipe do të thotë „Gjaku i mpiksur". Ky emër është marrë nga përmbajtja ose nga një fjalë kyçe e vetë sures.
Vendi dhe koha e zbritjes
Surja është mekase, pra u shpall në Mekë, në periudhën para hixhretit.
Numri i ajeteve dhe renditja
Përmban 19 ajete dhe renditet e 96-ta në mus'haf.
Temat kryesore
Kjo sure përmban pesë ajetet e para të shpallura: urdhrin 'Lexo' në emër të Zotit që krijoi dhe që mësoi me penë. Pjesa e dytë kritikon njeriun që kalon kufijtë kur e sheh veten të pavarur dhe pengon adhurimin. Ajo lidh dijen me përuljen dhe mbyllet me urdhrin për sexhde dhe afrim te Allahu.
Veçoritë
Ajetet e para të kësaj sureje shënojnë fillimin e shpalljes në shpellën Hira.