الانفطار
Surja El-Infitar (الانفطار) me Përkthim Shqip
19 ajete · Mekase · Sure nr. 82
Teksti i Sures El-Infitar me Përkthim
بِسْمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحْمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ إِذَا ٱلسَّمَآءُ ٱنفَطَرَتْ
E kur të çahet qielli.
وَإِذَا ٱلْكَوَاكِبُ ٱنتَثَرَتْ
Dhe kur të shkapërderdhen yjet.
وَإِذَا ٱلْبِحَارُ فُجِّرَتْ
Dhe kur të përzihen detet.
وَإِذَا ٱلْقُبُورُ بُعْثِرَتْ
Dhe kur të trazohen varret.
عَلِمَتْ نَفْسٌۭ مَّا قَدَّمَتْ وَأَخَّرَتْ
Atëbotë secili njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa!
يَٰٓأَيُّهَا ٱلْإِنسَٰنُ مَا غَرَّكَ بِرَبِّكَ ٱلْكَرِيمِ
O ti njeri po ç’të mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?
ٱلَّذِى خَلَقَكَ فَسَوَّىٰكَ فَعَدَلَكَ
I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.
فِىٓ أَىِّ صُورَةٍۢ مَّا شَآءَ رَكَّبَكَ
Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!
كَلَّا بَلْ تُكَذِّبُونَ بِٱلدِّينِ
Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.
وَإِنَّ عَلَيْكُمْ لَحَٰفِظِينَ
Kurse ndaj jush janë përcjellësit!
كِرَامًۭا كَٰتِبِينَ
Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.
يَعْلَمُونَ مَا تَفْعَلُونَ
Ata e dinë se çka punoni.
إِنَّ ٱلْأَبْرَارَ لَفِى نَعِيمٍۢ
E s’ka dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).
وَإِنَّ ٱلْفُجَّارَ لَفِى جَحِيمٍۢ
Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem.
يَصْلَوْنَهَا يَوْمَ ٱلدِّينِ
Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).
وَمَا هُمْ عَنْهَا بِغَآئِبِينَ
Dhe nuk kanë të larguar prej tij.
وَمَآ أَدْرَىٰكَ مَا يَوْمُ ٱلدِّينِ
E ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
ثُمَّ مَآ أَدْرَىٰكَ مَا يَوْمُ ٱلدِّينِ
Përsëri, ç’të mësoi ty se ç’është dita e gjykimit?
يَوْمَ لَا تَمْلِكُ نَفْسٌۭ لِّنَفْسٍۢ شَيْـًۭٔا ۖ وَٱلْأَمْرُ يَوْمَئِذٍۢ لِّلَّهِ
Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t’i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!
Rreth Sures El-Infitar
Emri dhe kuptimi
Surja El-Infitar (الانفطار) në gjuhën shqipe do të thotë „Çarja (e qiellit)". Ky emër është marrë nga përmbajtja ose nga një fjalë kyçe e vetë sures.
Vendi dhe koha e zbritjes
Surja është mekase, pra u shpall në Mekë, në periudhën para hixhretit.
Numri i ajeteve dhe renditja
Përmban 19 ajete dhe renditet e 82-ta në mus'haf.
Temat kryesore
Sureja pyet njeriun se çfarë e mashtroi ndaj Zotit që e krijoi në formë të përsosur. Ajo përmend shkruesit fisnikë që regjistrojnë çdo vepër. Në fund përshkruhet Dita kur asnjë shpirt nuk mund të bëjë asgjë për një tjetër.